Bota

Osmani takon policët e rrëmbyer në veri: Policia e Kosovës, institucion kyç për integritetin dhe sovranitetin e vendit

Të tre policët kanë falenderuar Presidenten Osmani për pritjen, dhe shprehën përkushtimin për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të Kosovës.

5 Korrik 2023, 18:30 Nga m.s
Osmani takon policët e rrëmbyer në veri: Policia e Kosovës,
Vjosa Osmani me policet

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot policët e rrëmbyer në veri, ndërsa gjatë takimit ka përçuar mesazhin se policia është institucion kyç për sovranitetin e vendit. Osmani ka pritur policët e Kosovës; Beqir Sefa, Rifat Zeka e Mustafë Shemi.

Presidentja ka shprehur falenderimet ndaj gjithë Policisë së Kosovës, për angazhimin e vazhdueshëm për një mjedis të sigurtë dhe të qetë.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohim përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka theksuar më tej Osmani.

Të tre policët kanë falenderuar Presidenten Osmani për pritjen, dhe shprehën përkushtimin për vazhdimin e angazhimit të tyre në funksion të sigurimit të një mjedisi paqësor dhe tërësisë territoriale të Kosovës.

Zyrtarët e policisë Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Policët ishin patrullues kufitarë dhe kryenin detyrën e tyre në një pikë statike në territorin e Kosovës, për të parandaluar kalimin e grupeve kriminale.

vjosa osmani

Sondazh

Poll