Bota

Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Një tjetër zyrtar vdes në mënyrë misterioze, ministri organizoi rrëmbimin e avionit Athinë-Vilnius

Abramenko vdiq papritur më 4 korrik, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta, duke cituar informacione nga qeveria bjelloruse. Në të njëjtën kohë, agjencia nuk përmendi shkakun e vdekjes së 46-vjeçarit.

5 Korrik 2023, 16:29 Nga a.l
Çfarë po ndodh në Bjellorusi? Një tjetër zyrtar vdes
Alexei Abramenko dhe Vladimir Putin

BJELLORUSI-  Ministri 46-vjeçar bjellorus, Alexei Abramenko ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze. Ky është njeriu që ishte përgjegjës për devijimin e paligjshëm të një fluturimi të Ryanair nga Athina në Vilnius. 

Abramenko vdiq papritur më 4 korrik, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta, duke cituar informacione nga qeveria bjelloruse. Në të njëjtën kohë, agjencia nuk përmendi shkakun e vdekjes së 46-vjeçarit.

Në fakt, siç raporton Anthony Gerasenko me postimin e tij në rrjetet sociale, vdekja e Abramenkos është e dyta e mbuluar me mister në vitin e fundit. E para ishte në nëntor 2022 kur Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Mackay, vdiq për shkaqe të panjohura, shkruajnë mediat e huaja. 

Abramenko ishte Ministër i Transportit dhe Lidhjeve i Bjellorusisë dhe në atë pozicion qëndronte pas devijimit të paligjshëm të fluturimit të pasagjerëve FR4978 për në aeroportin e Minskut më 23 maj 2021, teksa udhëtonte nga Athina në Vilnius, Lituani. Kjo do të thotë se nga pozicioni i tij ai raportonte drejtpërdrejt te presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, kur ndodhi incidenti me fluturimin FR4978. 

alexei abramenko vladimir putin

Sondazh

Poll