Bota

TENSION në parlamentin serb, opozita kërkon dorëheqjen e ministrit, në sallë përmendet Albin Kurti, deputetët e opozitës njëzëri 'Vuçiç ik'

Deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë e kanë thirrur “Vuçiç ik”, teksa kërkonin edhe largimin nga seanca të Martinovic, për shkak të fyerjeve të bëra një dite më parë ndaj ligjvënësve dhe aktivistëve politikë

5 Korrik 2023, 17:18 Nga a.l
TENSION në parlamentin serb, opozita kërkon dorëheqjen e
Deputetët

SERBI- Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Serbisë është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra me partitë opozitare të cilët kërkojnë largimin nga salla të ministrit të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes lokale, Aleksandër Martinoviç. Në një moment situata ka dalë jashtë kontrollit dhe përplasjet verbale janë pasuar nga një konfortim fizik. 

Danas shkruan se gjatë seancës, ligjvënësit e opozitës kanë përmendur edhe emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.  Deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë e kanë thirrur “Vuçiç ik”, teksa kërkonin edhe largimin nga seanca të Martinovic, për shkak të fyerjeve të bëra një dite më parë ndaj ligjvënësve dhe aktivistëve politikë.

 “Kështu i dërgoni një imazh Albin Kurtit dhe gjithë botës se asgjë nuk është në rregull në Serbi. Ky është programi juaj”, u shpreh ai. Pas mosmarrëveshjeve mes tyre, situate degjeneroi në përleshje fizike.

Dragan Markovic Palma, deputet i Serbisë së Bashkuar, u përpoq të shpjegonte se Martinovici është ministër dhe askush nuk mund ta nxjerrë nga salla. E këtu përmendi Kurtin.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll