Bota

Takimi me Vuçiç në Serbi/ Lajçak: Vizitat ndihmuan për të qartësuar hapat e mëtejshme për uljen e tensioneve

Për këtë takim, Lajçak ka njoftuar në Twitter, duke thënë se diskutuan për zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës dhe pjesëmarrjen e serbëve në to.

5 Korrik 2023, 18:04 Nga a.l
Takimi me Vuçiç në Serbi/ Lajçak: Vizitat ndihmuan
Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak sot është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd. Për këtë takim, Lajçak ka njoftuar në Twitter, duke thënë se diskutuan për zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës dhe pjesëmarrjen e serbëve në to. Lajçak tha gjithashtu se ky takim dhe vizita i dhanë qartësi për hapat e ardhshëm.

“E vazhdova vizitën time me një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthimin në dialog. Takimi dhe vizita ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm”, shkruan Lajçak. 

Lajçak dje qëndroi në Kosovë ku u takua me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti për të diskutuar për të njëjtat tema. 

miroslav lajçak

Sondazh

Poll