Bota

Takimi me Macron/ Zelenskyy: Rusia po planifikon 'provokime të rrezikshme' në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Deklarata e tij erdhi pasi Kievi dhe Moska shkëmbyen akuza për përgatitjen e një incidenti në fabrikën, e cila është më e madhja në Evropë.

5 Korrik 2023, 17:58 Nga a.l
Takimi me Macron/ Zelenskyy: Rusia po planifikon 'provokime të
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë bisedimeve me homologun e tij francez Emmanuel Macron deklaroi  se Rusia po planifikonte provokime të rrezikshme në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të pushtuar nga Moska.

“Kam paralajmëruar Emmanuel Macron se trupat pushtuese po përgatisin provokime të rrezikshme në uzinën e Zaporizhzhia”, tha Zelenskyy në një deklaratë pas një telefonate me homologun e tij francez, shkruajnë mediat e huaja. 

Deklarata e tij erdhi pasi Kievi dhe Moska shkëmbyen akuza për përgatitjen e një incidenti në fabrikën, e cila është më e madhja në Evropë. Frika për rreziqet e sigurisë për centralin bërthamor ka vazhduar gjatë gjithë pushtimit të Rusisë. 

lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll