Aktualitet

“Ikja masive, dështim i sistemit”/ Protestës së studentëve të mjekësisë i bashkohen edhe ata të UBT-së

Ata do të protestojnë para godinës se Agronomisë, ku nga ana tjetër, studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar protestë pas marrjes së vendimit të qeverisë që kushtëzon largimin e studentëve të Mjekësisë nga vendi.

5 Korrik 2023, 16:29 Nga A.B
“Ikja masive, dështim i sistemit”/ Protestës së
Proteste

TIRANË- Nesër në orën 10:00, studentët e mjekësisë do të protestojnë duke kundërshtuar vendimin e qeverisë e cila i vendosi kusht kontratën 5 vjeçare për të marrë diplomën. Kësaj proteste, iu janë bashkuar sindikata dhe studentët e UBT-së. 

Ata do të protestojnë para godinës se Agronomisë, ku nga ana tjetër, studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar protestë pas marrjes së vendimit të qeverisë që kushtëzon largimin e studentëve të Mjekësisë nga vendi. Ata nuk janë dakord me vendimin e bërë publik nga Kryeministri Edi Rama dhe nesër në orën 10:00 kanë njoftuar protestë pranë fakultetit.

Pas mbledhjes së qeverisë, Rama tregoi kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë. Ai tha këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi sqaroi se ky projektligj do prezantohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, pasi maturantët kanë në gusht provimin shtesë të dixhitalizuar dhe duhet ta miratojnë brenda korrikut. /Dosja.al

protesta e studenteve

Sondazh

Poll