Aktualitet

Rrezikoi të mbytej në plazhin e Shëngjinit, 7-vjeçarja shpëtohet nga pushuesit

E mitura është marrë nga autoambulanca, dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin rajonal të Lezhës.

5 Korrik 2023, 15:16 Nga m.s
Rrezikoi të mbytej në plazhin e Shëngjinit, 7-vjeçarja
plazhi i Shengjinit

SHËNGJIN- Pushuesit kanë shpëtuar një të mitur, e cila sot ka rrezikuar që të mbytej në plazhin e Ranës së Hedhur në Shëngjin. 

7-vjeçarja nga Kosova ka qenë duke u larë në det, kur në një moment ka rrezikur jetën. Fatmirësisht pushuesit e kanë pikasur, dhe e kanë nxjerrë nga uji vajzën. 

E mitura është marrë nga autoambulanca, dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin rajonal të Lezhës.

 

Sondazh

Poll