Aktualitet

Motorçikleta përplaset me makinën në aksin Shkodër-Malësi e Madhe, një person në gjendje të rëndë

Si pasojë është plagosur drejtuesi i motorçikletës, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës

5 Korrik 2023, 15:25 Nga m.s
Motorçikleta përplaset me makinën në aksin
foto ilustruese

SHKODËR- Një person ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Malësi e Madhe. 

Aksidenti rrugor u rregjistrua në afërsi të urës së Rrjollit. Mësohet se një motorçikletë është përplasur me një automjet. 

Si pasojë është plagosur drejtuesi i motorçikletës, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Lidhur me këtë aksident, uniformat blu kanë nisur hetimet për ngjarjen.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll