Aktualitet

RRËFIMI i burrneshës së vetme të Kelmendit: Ishim familje e madhe! Tani shtëpia është zhytur në heshtje

Ajo mbante flokët e saj të shkurtra dhe pantallona të gjata teksa ishte në gjendje të pinte raki në kafene me burrat.

5 Korrik 2023, 16:02 Nga a.l
RRËFIMI i burrneshës së vetme të Kelmendit: Ishim familje e
Gjystina Grishaj

Gjystina Grishaj është burrnesha e vetme në Malësinë e Kelmendit. 54 vitet e jetës i ka kaluar në Lëpushë, aty ku u betua të bëhej shtylla e shtëpisë. Prej afro tre dekadash ajo drejton traktorë, pret dru dhe kujdeset për bagëtinë. Sipas një tradite të lashtë, Grishaj është cilësuar si një ndër të fundit nga “virgjëreshat e betuara” të Shqipërisë.

Kjo traditë e detyron atë të heqë dorë nga marrëdhëniet seksuale, jetën bashkëshortore dhe prindërimin, në këmbim të së drejtës për të jetuar dhe punuar si burrë në shoqërinë thellësisht patriarkale. Me babain e saj të sëmurë dhe vëllain e madh që ishte larguar nga jeta, ajo përqafoi identitetin si “burrnesha” e shtëpisë. Tani ajo ka mbetur vetëm.

“Vendosa të punoj si burrë për të ndihmuar në arsimimin e vëllezërve dhe motrave të mi dhe mjekimin e babait tim. Mirëpo pas gjithë sakrificave që kam bërë për familjen time, është vetmia që më rëndon. Kanë qenë gjithmonë shumë prej nesh që jetonim në këtë shtëpi të madhe, e cila tani është e zhytur në heshtje. Unë jam i pushtuar nga pikëllimi.” 

Dikur shumë vajza bënin betimin e Burrneshës, kur kullat e tyre nuk kishin më meshkuj. E vetmja mënyrë që dera të mbetej hapur ishte Betimi i Virgjëreshës së përjetshme. Po për Gjystinën apo Dunin siç e thërret e gjithë malësia, vendimi për tu bërë burrneshë në moshën 23 vjeçare erdhi për arsye të tjera.

gjystina grishaj

Sondazh

Poll