Aktualitet

Hetimet e atentatit në Fushë Krujë/ Vrasja mund të ketë lidhje me një tjetër ekzekutim, ka ndodhur një vit më parë

Me pretendimin se ndihet i kërcënuar nga miqtë e dikurshëm me të shkuar kriminale Gentjan Bejtja së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët tentoi të marrë azil në 2 vende europiane por iu refuzua dhe vetëm pak ditë më parë ishte rikthyer në Larushkë, ku duket se vrasësit e prisnin për ta eliminuar me çdo kusht duke mos kursyer as të miturit.

5 Korrik 2023, 16:00 Nga DOSJA
Hetimet e atentatit në Fushë Krujë/ Vrasja mund të ketë
Pamje nga vendi i ngjarjes

KRUJË- Ramazan Sino nuk ishte shënjestra e atentatit ku mbeti i vdekur në Larushkë të Fushë Krujës. 29 vjeçari, babai i një fëmije disa muajsh kishte mbi 10 vite i punësuar si shofer në prokurori, e për shkak të detyrës dhe të shkuarës së kunatit të tij, shumë rrallë shoknte dhe takonte të motrën. 

Natën e vrasjes, po kthente në shtëpi 2 nipërit e tij, të cilët gjithashtu mbetën të plagosur në këtë ngjarje. Sipas të informacioneve të siguruara nga TopChannel Gentjan Bejtja vetëm pak kohë më parë është kthyer nga jashtë vendit por ai nuk ka dhënë ende një dëshmi për autoritetet.

Me pretendimin se ndihet i kërcënuar nga miqtë e dikurshëm me të shkuar kriminale Gentjan Bejtja së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët tentoi të marrë azil në 2 vende europiane por iu refuzua dhe vetëm pak ditë më parë ishte rikthyer në Larushkë, ku duket se vrasësit e prisnin për ta eliminuar me çdo kusht duke mos kursyer as të miturit.

Deri më tani, Policia dhe prokuroria dyshojnë se ngjarja është hakmarrje për një krim të ndodhur rreth një vit më parë në zonën e Fushë Krujës që është ende pa autor, por që ka dyshime se bejtja ka qenë i implikuar. Por nuk kanë bërë me dije detaje të tjera se për cilën vrasje bëhet fjalë. 

vritet ramazan sino gentjan bejtja

Sondazh

Poll