Politike

Meta harron ‘zgjedhjet’ e 13 tetorit/ Pas versionit “Baywatch” , presidenti vjen me një mesazh nga bregdeti (VD

13 Tetor 2019, 08:13 Nga DOSJA

TIRANË- Pas versionit “Baywatch” me të cilin u shfaq dje krah aktorit të humorit Bes Kallaku dhe gazetarit Çim Peka, mëngjesin e kësaj të djele, presidenti Meta është shfaqur mjaft në formë dhe sportiv. Përmes një video të publikuar në Facebook, kreu i shtetit pas tutave të kuqe dje, sot është shfaqur me tuta të bardha dhe duke bërë triblime me top.

Për presidentin sot shqiptarët do të ishin duke votuar, sipas dekretit të tij për zgjedhje vendore më 13 tetor. Por i vetmi eveniment që po zhvillohet sot në Shqipëri është “Maratona e Tiranës”, ku marrin pjesë vrapues nga e gjitha bota.

Bashkangjitur kësaj videoje, Meta ka dhënë mesazhin: “E diela është më e bukur kur nis sportive”.

Ditën e djeshme presidenti Meta kishte zgjedhur ta kalonte në bregdet. Përmes një fotoje të publikuar në instagram, kreu i shtetit shfaqej me tuta të kuqe dhe duke shijuar një birrë. Veshja e presidentit na solli në mendje personazhet e serialit ikonë amerikan “Baywatch” me Pamela Anderson.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike meta ne versionin \'baywatch\' zgjedhjet e metes meta ne versionin \'baywatch\' zgjedhjet e metes

Sondazh

Poll