Bota

Në sezonin e verës/ Kina 'goditet' nga moti i keq, 15 të vdekur dhe 4 të zhdukur

Konfirmimi i viktimave vjen pasi zyrtarët vendosën të martën një alarm për fatkeqësitë e shkaktuara nga shiu në zona të mëdha të Kinës qendrore dhe jugperëndimore.

5 Korrik 2023, 12:15 Nga a.l
Në sezonin e verës/ Kina 'goditet' nga moti i keq, 15
Moti i keq në Kinë

KINË- Mbi 15 persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë zhdukur pasi moti i keq i shoqëruar nga reshje të dendura shiu goditi metropolin kinez të Chongqing. 

 "Raundi i fundit i shirave të rrëmbyeshëm që nga e hëna ka vrarë 15 persona dhe ka lënë katër të tjerë të zhdukur në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore që nga ora 7 e mëngjesit të së mërkurës.  Shirat e dendura, të parë kryesisht në zonat përgjatë lumit Yangtze, kanë shkaktuar përmbytje dhe katastrofa gjeologjike, duke ndërprerë jetën e më shumë se 130,000 njerëzve në 19 rrethe dhe qarqe," tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, duke cituar autoritetet lokale. 

Konfirmimi i viktimave vjen pasi zyrtarët vendosën të martën një alarm për fatkeqësitë e shkaktuara nga shiu në zona të mëdha të Kinës qendrore dhe jugperëndimore. Presidenti Xi Jinping urdhëroi që autoritetet në të gjitha nivelet t'i japin përparësi kryesore garantimit të sigurisë dhe pronës së njerëzve, shkruajnë mediat e huaja. 

moti i keq ne kine

Sondazh

Poll