Bota

Kurti kërkon garanci se nuk do të përsëritet 23 prilli: Jam pro zgjedhjeve, por ndërkombëtarët nuk e mbajtën premtimin

Kurti tha se Lista Serbe “po rrëshqet gjithnjë e më shumë në paligjshmëri” dhe është e vështirë që ajo të bindet për të marrë pjesë në zgjedhje.

5 Korrik 2023, 10:39 Nga f.i
Kurti kërkon garanci se nuk do të përsëritet 23 prilli: Jam
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Alnin Kurti ka thënë se është dakort për mbajtie të zgjedhjeve të reja në veri, por kërkon garanci që nuk do të përsëritet 23 prilli, kur serbët i bojkotuan zgjedhjet.

Kurti tha se Lista Serbe “po rrëshqet gjithnjë e më shumë në paligjshmëri” dhe është e vështirë që ajo të bindet për të marrë pjesë në zgjedhje, raporton Gazetaexpress.

“Ndërkombëtarët nuk kanë arritur që ta plotësojnë premtimin ndaj meje për pjesëmarrjen e Listës Serbe kur ajo ka qenë shumë më normale se që është sot, andaj pjesëmarrja e saj në vijim është edhe më e vështirë”, -tha Kurti.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll