Bota

Kontrabandë armësh nga Serbia! Kurti: Sot takohem me komandantin e KFOR-it

Kurti tha se nuk do të japë informacion paraprak por brenda javës pasi të jenë mbledhur të dhëna, duhet të zbulohet kjo çështje.

5 Korrik 2023, 11:29 Nga f.i
Kontrabandë armësh nga Serbia! Kurti: Sot takohem me komandantin e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për mediat ka deklaruar se pas tensioneve në Veri dhe pas deklaratave të deputetes britanike Alicia Kearns, e cila dje tha se po kontrabandohen armë nga Serbia për në Kosovë përmes autoambulancave dhe se ato po shkarkohen nëpër kishat ortodokse.

Kurti tha se nuk do të japë informacion paraprak por brenda javës pasi të jenë mbledhur të dhëna, duhet të zbulohet kjo çështje.

"Kemi informacion se veturat e ambulancave janë përdorur për të bartur armatim. Unë sot do ta kem një takim me përfaqësuesit e NATO-s për këtë gjë. Do ta takoj edhe komandantin e KFOR-it. Dhe pas këtyre takimeve edhe me organet tona të sigurisë, do të mund ta japim fjalën përfundimtare. Jemi duke grumbulluar të dhëna dhe informacione. Nuk është mirë që unë të jap informacion për informacionin ende të paplotësuar, por brenda kësaj jave duhet të dihet kjo çështje. Andaj, sot kam një takim ku do të shtrohet kjo temë”, tha Kurti.

albin kurti tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll