Kurti kërkon garanci se nuk do të përsëritet 23 prilli: Jam pro zgjedhjeve, por ndërkombëtarët nuk e mbajtën premtimin
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Alnin Kurti ka thënë se është dakort për mbajtie të zgjedhjeve t&eu...
Shefi i Komisionit për politikë të jashtme, David McAllister, raportuesi për Bosnje e Hercegovinën, Paulo Rangel, dhe shefi i delegacionit për Kosovën dhe BeH-në, Romeo Franz nëpërmjet një deklarate të përbashkët kanë kërkuar masa urgjente nga BE-ja ndaj Millorad Dodikut.
BOSNJE HERCEGOVINË- Deputetët kryesorë të Parlamentit Evropian që merren me rajonin e Ballkanit Perëndimor, kanë kërkuar që të vendosen sanksione ndaj liderit të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, për shkak të veprimeve të tija secesioniste që dëmtojnë sovranitetin dhe integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës.
Shefi i Komisionit për politikë të jashtme, David McAllister, raportuesi për Bosnje e Hercegovinën, Paulo Rangel, dhe shefi i delegacionit për Kosovën dhe BeH-në, Romeo Franz nëpërmjet një deklarate të përbashkët kanë kërkuar masa urgjente nga BE-ja ndaj Millorad Dodikut.
“Nuk mund të tolerojmë më secesionistët dhe mbështetësit e tyre që në mënyrë sistematike të rrezikojnë Bosnje e Hercegovinën“, thuhet në deklaratën e tyre.
Ata dënojnë vendimin e Asamblesë së entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë për të mos pranuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të BeH-së, të cilin vendim e konsiderojnë sulm direkt nja rendit Kushtetues dhe ndaj marrëveshjes së Daytonit.
“Në dritën e provokimeve të fundit të presidentit Dodik dhe zyrtarëve tjerë udhëheqës të Republikës Sërpska, nevojiten urgjentisht veprime shtesë nga Bashkimi Evropian. Parlamenti Evropian vazhdimisht ka kërkuar nga Këshilli që të kalojë nga deklaratat verbale në veprime specifike ndaj atyre që qëllimisht rrezikojnë rendin kushtetues dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës. Është koha e fundit për BE-në dhe vendet anëtare që më në fund të vendosin sanksione ndaj Millorad Dodikut, i cili tashmë është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e madhe“, thuhet në këtë deklaratë.
Ata kanë tërhequr vërejtjen se kredibiliteti i Bashkimit Evropian është në pikëpyetje dhe BE-ja nuk mund më vetëm të kënaqet me deklarata verbale në mbështetje të veprimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, por duhet që në mënyrë aktive të ndërmarrë masa./REL
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Alnin Kurti ka thënë se është dakort për mbajtie të zgjedhjeve t&eu...
Albin Kurti PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka vënë kushte homologut shqiptar, Edi Rama, i cili do të shko...
Luiz Inacio Lula da Silva BRAZIL- Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka deklaruar se vendet e zhvilluara nuk i përmbushin detyrimet e tyre...
Wang Wenbin PEKIN- Kina vlerëson marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe mirëpret shefin e politikës së jashtme të 'bllok...
foto ilustruese KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaçamik të Kosovës, ku një grua ësht&eum...
foto ilustruese SUDAN- Një avion luftarak i forcave të armatosura sudaneze u rrëzua të martën ndërsa operonte mbi hap&eu...
Evan Gershkovich Kremlini mbajti të martën të hapur mundësinë e kontakteve me Uashingtonin në lidhje me një shkëmbi...
Klemen Groshelj KOSOVË- Anëtari i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj është shprehur se presidenti serb, Aleksandër Vu&cc...
KFOR KOSOVË- KFOR ka reaguar pas deklaratave të deputetes britanike, Alicia Kearns, e cila ka thënë se ka armë që po kontraba...
Emmanuel Macron FRANCË- Pas trazirave në vend, presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të përjashtonte mundësin&e...