Bota

Takimi me kryeministren e Serbisë, Ursula von der Leyen zbulon detaje: Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, i domosdoshëm

Von der Leyen ka shprehur se Komisioni Evropia mbështet përpjekjet e Serbisë për anëtarësimin në BE.

5 Korrik 2023, 11:42 Nga f.i
Takimi me kryeministren e Serbisë, Ursula von der Leyen zbulon detaje:
Ana Bërnabiç dhe Ursula von der Leyen

SERBI- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe Ana Bërnabiç.

Pas takimit Von der Leyen ka zbuluar me anë të një postimi në Twitter se në fokus të bisedimeve është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën shtoi se është i domosdoshëm.

“U zhvillua një takim i mirë. Komisioni Europian mbështet përpjekjet e Serbisë për anëtarësimin në BE. Plani ynë i ri do të ndihmojë në përshpejtimin e reformave, në rritjen e investimeve të BE-së dhe do t’u sjellë më pranë tregut të përbashkët”,- ka shkruar presidentja e KE-së.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll