Sport

Zyrtare/ PSG ndërpret kontratën me Cristophe Galtier, dakortësohet dëmshpërblimi

Klubi parizien konfirmon largimin e trajnerit nga Marseja, i cili do të marrë dëmshpërblim prej 6 milionë eurosh dhe do të zyrtarizojë trajnerin e ri Luis Enrique në kampusin e PSG në Poissy, në orën 14:00.

5 Korrik 2023, 11:53 Nga DOSJA

FRANCE - PSG sapo ka njoftuar lamtumirën e Cristophe Galtier si trajner i skuadrës pariziene. Të dy palët kanë rënë dakord për ndërprerjen e kontratës, pas një sezoni dhe së shpejti pritet që Luis Enrique të konfirmohet zyrtarisht, si trajneri i ri i PSG -së. Trajneri nga Marseja, i cili kishte kontratë deri në qershor të vitit 2024, do të marrë rreth 6 milionë euro dëmshpërblim për largimin e tij. 

“I gjithë Paris Saint-Germain falënderon Christophe Galtier, si dhe ndihmësit e tij Thierry Oleksiak dhe João Sacramento, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë sezonit dhe u uron atyre më të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tyre,”- thotë PSG në deklaratën e shkurtër të lamtumirës.

PSG pagoi 5 milionë euro te Nice një vit më parë për të sjellë Galtier, një bast personal i drejtorit sportiv Luis Campos, pas lamtumirës së Mauricio Pochettino muaj më parë. Megjithatë, njeriu nga Marseja ka hasur të njëjtat probleme si të gjithë paraardhësit e tij: një dhomë zhveshjeje plot me yje të llastuar dhe planifikime të çrregullta që kanë çuar në një tjetër dështim të madh në Champions League.

Zyrtare/ PSG ndërpret kontratën me Cristophe Galtier,

Parisi do t'i duhet t'i paguajë Galtier dhe zëvendësit të tij, Thierry Oleksiak, një kompensim total prej 9 deri në 10 milion €. Mbrëmjen e kësaj të marte, kishte ende pak dokumente për të firmosur, por zyrtarizimi duhet të bëhet shumë përpara prezantimit të Luis Enrique, këtë të mërkurë, në kampusin e PSG në Poissy, në orën 14:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll