Sport

VENDIMI! Seria A do të jetë transparente: Audiot dhe VAR-i do të jenë publike në Itali

Seria A do të nisë publikimin e regjistrimeve të bisedave mes gjyqtarëve dhe VAR-it në fillim të sezonit të ardhshëm

5 Korrik 2023, 10:38 Nga DOSJA
VENDIMI! Seria A do të jetë transparente: Audiot dhe VAR-i do të

ITALI - Seria A do të publikojë regjistrimet e bisedave mes gjyqtarëve dhe VAR-it në fillim të sezonit të ardhshëm. 

Lajmin e konfirmoi dje Gianluca Rocchi, përgjegjës për arbitrazhin në futbollin italian. Audiot do të publikohen në kanalin që ka të drejtën e transmetimit të ndeshjeve. 

“Ne filluam një projekt inovativ me DAZN dhe do të jemi federata e parë e futbollit në Europë që do të transmetojmë audio të dukurive që janë objekt diskutimi”,- tha Rocchi.

Më tej ai theksoi: “Problemi nuk është nëse është bërë një gabim, por pse? Zgjidhja është që të kemi një hapësirë ​​të dedikuar çdo 15 ditë, ose një herë në muaj, ku mund të shpjegojmë incidentet.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll