Sport

Barcelona humb “El Classicon” për talentin turk, Arda Güler zgjedh Real Madridin...

Sipas spanjoles ‘AS’, talenti turk synon të vazhdojë karrierën te Real Madrid dhe këtë ia ka vënë në dukje tashmë Fenerbahçes, klubit që ka pronësinë e tij.

5 Korrik 2023, 10:30 Nga DOSJA
Barcelona humb “El Classicon” për talentin turk, Arda

SPANJE - Gjysma e Evropës e donte, por ideja e Arda Gyler tashmë është përcaktuar.  Sipas spanjoles ‘AS’, talenti turk synon të vazhdojë karrierën te Real Madrid dhe këtë ia ka vënë në dukje tashmë Fenerbahçes, klubit që ka pronësinë e tij. 

Hapi tjetër do të jetë zyrtarizimi i një propozimi nga ‘los blancos’, diçka që nuk duhet të jetë problem, pasi 18-vjeçari ka një klauzolë shumë të përballueshme në kontratën e tij: vetëm 17.5 milionë euro.

Sipas 'AS', pavarësisht se e ndoqi nga afër lojtarin, Real Madridi nuk e kishte në planet e tij të menjëhershme për të kërkuar nënshkrimin, por valën e palëve të interesuara, kjo përtej investimit konkret të Barcelonës, me udhëtimin e Decos në Stamboll, bëri që klubi madrilen të ecë përpara me vendosmëri për nënshkrimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll