Sport

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, transferohet nga Bayern Munich në kampionatin italian!

21-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë U-19 (ka shënuar një gol në tri ndeshje), është larguar si lojtar i lirë nga ekipi bavarez, që gjithsesi ka ruajtur një përqindje të vlerës së kartonit të tij në rast se do ta shesë në të ardhmen.

5 Korrik 2023, 11:54 Nga DOSJA
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, transferohet nga Bayern Munich në

ITALI - Frosinone përforcon sulmin me një futbollist shqiptar. Gazetar italian, Ganluca Di Marzio, siguron se skuadra italiane, e sapongjitur në Serinë A, ka marrë me parametër zero Marvin Çunin, i cili sezonin e fundit luajti në radhët e Saarbrucken (9 gola në 32 ndeshje), në ligën e tretë gjermane, i huazuar nga Bayerni i Mynihut.

21-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë U-19 (ka shënuar një gol në tri ndeshje), është larguar si lojtar i lirë nga ekipi bavarez, që gjithsesi ka ruajtur një përqindje të vlerës së kartonit të tij në rast se do ta shesë në të ardhmen. Sulmues shtatlartë ka zbarkuar në Itali dhe në orët e ardhshme pritet dhe zyrtarizimi nga Frosinone.

Çuni gjen te Frosinone një tjetër shqiptar, pikërisht qendërmbrojtësin Sergio Kalaj, një tjetër futbollit që ka përfaqësuar Shqipërinë nga U-17 deri tek U-21.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll