Bota

E RËNDË në Kosovë! Gruaja në Kaçanik dhunohet seksualisht për 4 muaj, arrestohet autori i dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është arrestuar.

5 Korrik 2023, 10:15 Nga f.i
E RËNDË në Kosovë! Gruaja në Kaçanik dhunohet
foto ilustruese

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kaçamik të Kosovës, ku një grua është dhunuar seksualisht për rreth 4 muaj. Policia e Kosovës ka njoftuar se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është arrestuar ditën e djeshme.

Njoftimi i policisë:

DHUNIM/Kaçanik Shkurt-Maj 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se, nga i dyshuari mashkull kosovar përmes kanosjes dhe shantazhit është dhunuar seksualisht gjatë periudhës së cekur kohore. Pas veprimeve të menjëhershme policore me datën 04.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

perdhunohet gruaja ne kosove kacanik

Sondazh

Poll