Bota

Historia/ Nëna kosovare bashkohet me fëmijët e saj pas tetë vjetësh (VD)

12 Tetor 2019, 19:13 Nga DOSJA
Historia/ Nëna kosovare bashkohet me fëmijët e saj pas tetë

KOSOVË- Për rastin kishin njohuri autoritetet kosovare e gjermane. Bytyqit ia kishte marrë burri fëmijët vite më parë. Pritja e Hana Bytyqit për t’i parë fëmijët e saj mori fund. 43-vjeçarja për më shumë se 8 vjet nuk i kishte dëgjuar e as nuk i kishte parë djalin dhe vajzën e saj, raporton T7.

Thoshte se ata ia rrëmbeu ish- burri i saj nga Qyshku i Pejës. Në një bisedë telefonike me televizionin T7, Bytyqi tha se pasi ishte ndarë me burrin, ai kishte marrë fëmijët nga ajo. Bytyqi, e cila jeton në Gjermani, kishte paraqitur rastin para autoriteteve në të dy vendet, por u desh një kohë e gjatë që pritjet e saj të kenë rezultat.

T7 muaj më parë kishte raportuar për rastin, ndërkohë që nga Prokuroria Themelore e Pejës kishin konfirmuar atë duke shtuar se janë në fazën e rigrumbullimit të fakteve. Megjithatë duket se ankthi 8-vjeçar tanimë ka marrë fund për Bytyqin, e cila kërkonte në cdo formë të ritakonte fëmijët.

E kjo më në fund ndodhi. Nën përcjelljen e mediumit gjerman RTL, Hana Bytyqi më në fund u takua me fëmijët e saj. Madje, për rastin u realizua edhe një dokumentar nga televizioni gjerman.

E emocionet nuk kishin si të mungonin. Me gjasë, ritakimin e kishin të vështirë edhe fëmijët. Siç raporton mediumi gjerman, njëri nga fëmijët fillimisht nuk kishte pranuar të shkojë në Gjermani. Fëmijët e saj janë 13, përkatësisht 11-vjeçar. Nga Prokuroria kanë thënë se rasti po vazhdon të hetohet. 

(Marrë nga Express)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hana bytyqi nena nga kosova qyshku i pejës hana bytyqi nena nga kosova qyshku i pejës

Sondazh

Poll