Bota

Macron bisedë telefonike me Trump, Turqia të ndalojë sulmet ndaj kurdëve të Sirisë

12 Tetor 2019, 18:30 Nga DOSJA
Macron bisedë telefonike me Trump, Turqia të ndalojë sulmet ndaj

FRANCË- Në një kohë që situata mes Turqisë dhe Sirisë nuk është aspak e qetë, një reagim ka ardhur nga Presidenti franz, Emmanuel Macron i cili ka theksuar thirrjen ndaj Turqisë që të ndaojë ofensivën ushtarake në Siri.

Ndërkohë Macron gjatë deklaratës  së tij ka paralajmëruar se kjo  çështje shkakton një rindezje të  aktivitetit të grupit militant nga Shteti Islamik.

Nga mediat e huaja mësohet se Macron këto deklarata i ka bërë përmes  një telefonate me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ku ka shtuar se ripërtëritje e ISIS-it në rajon është një çështje kyçe që i duhet kushtuar vëmendje.

Kujtojmë që vendimi i Trump për tërheqjen trupave nga kufiri ka nisur këtë javë kundë kurdëve në Siri.

Nga ana tjetër Irani ka ofruar ndihmën ndaj dy palëve për të qetësuar situatën mes kurdëve sirianë, Bagdadit zyrtar dhe Turqisë. E gjitha kjo për një  raport të mirë mes dy  shteteve.

Burimi: Reuters 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bisede telefonike macron bisede me trump turqi-siri turqia te ndaloje sulmet bisede telefonike macron bisede me trump turqi-siri turqia te ndaloje sulmet

Sondazh

Poll