Bota

Mediat serbe zbulojnë porosinë e SHBA që “tronditi” Vuçiçin: Njihni Kosovën

12 Tetor 2019, 19:20 Nga DOSJA
Mediat serbe zbulojnë porosinë e SHBA që “tronditi”

SERBI- Javën e kaluar i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, vizitoi dy kryeqytetet e të dyja vendeve respektive.

Sipas mediave serbe, Grenell i ka kërkuar Beogradit zyrtar, të bëjë hapa para dhe të pranojnë realitetin se “Kosova është tashmë  shtet i pavarur”. Gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, diplomati amerikan ka qenë shumë i prerë dhe i qartë.

Mediat serbe që janë afër presidentit të Serbisë, diplomati Granell ka artikuluar qartë dhe prerë kërkesën e SHBA duke i thënë shkurt Vuçiçit: “Prano Kosovën”.

Kjo deklaratë e të dërguarit special për dialogun është konsideruar si e çuditshme dhe e papranueshme nga ana e Serbisë, pasi ka qenë në formën e ultimatumit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vicic dialogu kosove-serbi njohja e kosoes nga serbia aleksander vicic dialogu kosove-serbi njohja e kosoes nga serbia

Sondazh

Poll