Sport

Nuk ka falje më! Neymar gjobitet për disa punime pa leje mjedisore, në shtëpinë e tij...

Gjoba është vendosur në 16 milionë realë (3.3 milionë dollarë ose tre milionë euro) dhe i referohet ndërtimit pa leje të një liqeni artificial në kopshtet e gjera të rezidencës, në të cilin po pushon këto ditë lojtari i skuadrës braziliane dhe PSG-së franceze

4 Korrik 2023, 09:30 Nga DOSJA
Nuk ka falje më! Neymar gjobitet për disa punime pa leje mjedisore,

BRAZIL - Komuna braziliane e Mangaratiba njoftoi të hënën se ka gjobitur futbollistin Neymar për disa punime që ka bërë në shtëpinë e tij në plazh në atë qytet, në shtetin e Rio de Zhaneiros dhe të cilat janë pezulluar nga autoritetet mjedisore.

Gjoba është vendosur në 16 milionë realë (3.3 milionë dollarë ose tre milionë euro) dhe i referohet ndërtimit të një liqeni artificial në kopshtet e gjera të rezidencës, në të cilin po pushon këto ditë lojtari i skuadrës braziliane dhe PSG-së franceze.

Dy javë më parë, rezidenca u vizitua nga autoritetet mjedisore, të cilët zbuluan parregullsi të ndryshme, sekuestruan punimet dhe ndaluan përdorimin e liqenit, vendim që Neymar më vonë nuk e zbatoi, sipas videove të postuara në internet me pamjet e një festë që ai ofroi disa ditë më vonë.

Ndër parregullsitë e konstatuara janë devijimi i rrjedhës së disa përrenjve, grumbullimi i paautorizuar i ujit nga një lumë, gërmimet e ndaluara, lëvizja e parregullt e gurëve dhe dheut, si dhe përdorimi i rërës nga plazhi pranë shtëpisë.

Punimet po kryheshin në godinën Aero Rural, fqinje me Portobello, ku lojtari ka një tjetër pallat luksoz prej rreth 5000 metrash katrorë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll