Sport

“Bobi” Firmino finalizon transferimin e tij te Al-Ahli, pritet zyrtarizimi...

Firmino do të luajë në Al-Ahli me Mendy, një ish-portier i Chelseat, Fernando nga Sevilla dhe Mahrez nga Manchester City, të cilët po negociojnë gjithashtu me klubin saudit, një nga katër më të njohurit në vend.

4 Korrik 2023, 08:00 Nga DOSJA
“Bobi” Firmino finalizon transferimin e tij te Al-Ahli, pritet

ARABIA SAUDITE - Roberto Firmino është ylli i fundit nga ligat evropiane që ka mbërritur në botën arabe. Sulmuesi kaloi ekzaminimet mjekësore të hënën para se të firmoste për Al-Ahli dhe mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Braziliani 31-vjeçar u nda nga Liverpool pas tetë sezonesh në Premier League. Si lojtar i lirë, ai madje u përfol edhe sin jë mundësi për të zëvendësuar Benzeman te Real Madrid. Megjithatë, tani ai do të jetë një rival i francezit të Al-Ittihad, në Arabinë Saudite.

Firmino do të luajë në Al-Ahli me Mendy, një ish-portier i Chelseat, Fernando nga Sevilla dhe Mahrez nga Manchester City, të cilët po negociojnë gjithashtu me klubin saudit, një nga katër më të njohurit në vend.

Qeveria e venedit arab injekton shuma të konsiderueshme parash në ekip, i cili është rikthyer në konkurrencën më të mirë këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll