Bota

Kryeministri rus së shpejti në Serbi, Medvedev dhe Vuçiç do të flasin për negociatat me Kosovën

12 Tetor 2019, 14:54 Nga DOSJA
Kryeministri rus së shpejti në Serbi, Medvedev dhe Vuçiç

RUSI– Më 20 tetor Kryeministri i Rusisë Dimitri  Medvedev do të zhvillojë një takim në Beograd, pikërisht në këtë datë që përkon edhe 75-vjetoerit të çlirimit të Serbisë.

Është mësuar se kryeminstri rus do të pritet në një takim të veçantë nga presidenca serbe si  dhe do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Serbisë.

Mediat vendase kanë shkruar se Medvedev, gjatë takimit në serbi dhe fjalimit në Parlamenetin në Beograd do të flasë rreth  çështjeve  të veçanta me presidentin Aleksandër Vuçiç, ku theksohet se fokusi do të jetë tek negociatat midis Serbisë dhe Kosovës.

Kujtojmë që Kryeministri rus po e viziton Serbinë një dekadë më vonë, që prej kohës kur ishte në postin e Presidentit të Rusisë.

A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll