Sport

Humbi rastin e sigurt për gol, sulmuesi Manaj: Nuk shënova dot, turku më prishi koordinimin

12 Tetor 2019, 06:15 Nga DOSJA
Humbi rastin e sigurt për gol, sulmuesi Manaj: Nuk shënova dot, turku

TURQI– Futbollisti i Kombëtarës Rey Manaj në ndeshjen ndaj Turqisë kishte në këmbët e tij mundësinë për të kaluar Shqipërinë në avantazh.

Por lushnjari gaboi duke bërë që kuqezinjtë të dalin pa pikë nga transferta e Stambollit.

Pas ndeshjes sulmuesi foli për Supersport duke shprehur edhe keqardhjen e tij për rastin e humbur.

Pjesë nga intervista:

Çfarë menduat kur atë top pranë portës, nuk e shtytë dot në rrjetë?

Ishte aq top i lehtë sa mendoja se do shënoja, por mbrojtësi i tyre e preku pak dhe ma prishi koordinimin. Jemi të gjithë të mërzitur, por futbolli i ka edhe këto gjëra, ndaj duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër.

Ju vjen keq që rastet që humbe, sollën edhe këtë rezultat?

Unë besoj se sukseset dhe gabimet duhet t’i ndajmë si ekip dhe jo të ngarkojmë përgjegjësi personale. Tani duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës.

A e kishit përgatitur ndeshjen për fitore?

E kishim përgatitur mirë dhe dhamë maksimumin, por për fat të keq nuk ia dolëm dhe tani duhet të shohim përpara.

Shqipëria është mposhtur nga Turqia në përballjen e djeshme që u zhvillua në Stamboll. Ka qenë lëvizja e gabuar e Strakoshës, ajo që ka bërë që Tosun t’i afrohet portës dhe të shënojë golin e vetëm të ndeshjes, në minutin e dytë shtesë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport ndeshja shqiperi-turqi rey manaj ndeshja shqiperi-turqi rey manaj

Sondazh

Poll