Sport

Frenkie de Jong tregon lajmin e madh!

Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong sapo ka bërë të ditur një lajm të madh në rrjetet sociale.

3 Korrik 2023, 09:00 Nga DOSJA

Frenkie de Jong tregon lajmin e madh!

SPANJE - Gjatë sezonit që sapo ka përfunduar, Frenkie De Jong është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për Barçën, pas një fillimi më të komplikuar. 

Mesfushori i klubit katalanas duhet të marrë edhe më shumë peshë sezonin e ardhshëm me largimin e Sergio Busquets, gjë që mund t'i lejojë atij të rifitojë vendin e ‘6’-tës në të cilin shkëlqeu me fanelën e Ajax-it.

Ndërkohë, në muajt në vazhdim, holandezin e pret edhe një rol shumë më i rëndësishëm: ai i babait! Në të vërtetë, përmes një videoje të shpërndarë së bashku me partneren e tij, De Jong sapo ka njoftuar se do të bëhet baba për herë të parë pas disa muajsh!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by mikky ???? (@mikkykiemeney)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll