Bota

Brazili i shqetësuar se po përdoret si strehë e sigurtë për spiunët rusë

Agjentët e mundshëm të inteligjencës ruse të paraqitur si brazilianë, kanë tërhequr së fundmi vëmendjen e agjencive të inteligjencës amerikane, greke, holandeze dhe norvegjeze

3 Korrik 2023, 09:16 Nga m.s
Brazili i shqetësuar se po përdoret si strehë e sigurtë
SHBA kërkon të ekstradojë Sergey Cherkasov, i fotografuar në vitin 2012, një spiun rus i dyshuar tani i burgosur në Brazil.

RUSI- Agjentët e mundshëm të inteligjencës ruse të paraqitur si brazilianë, kanë tërhequr së fundmi vëmendjen e agjencive të inteligjencës amerikane, greke, holandeze dhe norvegjeze. Në Brazil ka nisur një hetim, për shkak të daljes së informacionit se spiunët rusë po përdorin aktivisht pasaportën e këtij vendi. Kohët e fundit janë raportuar të paktën tre raste të tilla.

"The Wall Street Journal" shkruan se në qershor 2022, inteligjenca holandeze zbuloi spiunin rus Sergei Cherkasov. Ai u përpoq të gjente një punë si praktikant në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, duke u maskuar si shtetasi brazilian Victor Müller Ferreira. Tani Cherkasov po vuan një dënim 15-vjeçar në Brazil, për përdorimin e dokumenteve false.

Një rast tjetër - një spiun rus pretendonte të ishte braziliani Gerhard Daniel Campos Wittich, jetonte në Rio de Zhaneiro, duke bërë biznes, raporton "Perild". 

Më pas, ai u zhduk papritur dhe disa muaj më vonë, inteligjenca greke e identifikoi atë si rusin Shmyrev. Mësohet se ai ka ikur në Rusi me një spiune, e cila gjatë gjithë kësaj kohe ka jetuar me një emër të rremë në Greqi.

“Të gjitha këto raste i shtynë autoritetet braziliane dhe kundërzbulimin të nisin një hetim të madh, për të zbuluar nëse Moska po përdor Brazilin si një lloj “inkubatori” të spiunëve të saj që përpiqen të depërtojnë në Perëndim, shkruan WSJ.

Shkrimi vëren se mund të ketë shumë spiunë rusë që paraqiten si brazilianë, nën emrin e brazilianit Jose Asis Jammaria, i cili punonte në Universitetin e Tromso.

Sondazh

Poll

Bota 3 Korrik 2023, 08:45 k.m.

Polonia forcon kufirin me Bjellorusinë

Foto ilustruese Polonia po dislokon trupa policore shtesë në kufirin e saj me Bjellorusinë për të forcuar sigurinë, njoftoi M...

Bota 3 Korrik 2023, 08:20 k.m.

Wagner pezullon rekrutimin e mercenarëve

Foto ilustruese Grupi famëkeq rus i mercenarëve Wagner, që kreu rebelimin më 23-24 qershor, ka ndaluar të gjithë procesin e r...

Bota 2 Korrik 2023, 21:25 k.m.

Izraeli godet objektiva brenda Sirisë

Foto ilustruese Forcat ajrore izraelite kryen sulme në orët e para të mëngjesit në zonat pranë qytetit Holms në Siri, du...