Sport

SKANDAL! Ai martohet me shoqen e ngushtë të vajzës së tij, 32 vite më të re… (video)

Komentatori sportiv anglez, Richard Keys, pas 36 vitesh martesë, la gruan e prekur nga kanceri për shoqen më të mirë të së bijës

2 Korrik 2023, 20:53 Nga DOSJA
SKANDAL! Ai martohet me shoqen e ngushtë të vajzës së tij,

ANGLI - Richard Keys, komentatori i njohur sportiv, ditët e fundit ka qenë i bujshëm në mediat britanike. Fundjavën e kaluar, ai organizoi një martesë me të zgjedhuren e tij, Lucy, e cila është 32 vjet më e vogël dhe ishte shoqja më e mirë e vajzës së tij Gemma. 

Richard la para kohe gruan e tij Julia, e cila prej vitesh po lufton me një sëmundje të egër, me të cilën ishte i martuar prej 36 vitesh. Keys punoi si komentator i Premier League për “Sky Sports” deri në vitin 2011. 

Më pas ai u shkarkua për komente seksiste për një nga gjyqtaret e pakta femra në Premier League, Sian Macy-Ellis. Megjithatë, ai nuk e humbi punën. Ai u transferua në Katar, ku punoi për “Bein Sports”.

Richard u akuzua për pabesi nga gruaja e tij Julie në vitin 2016. Ai vendosi ta linte edhe pse ajo kishte shtatë vjet që po luftonte me kancerin. Dy vjet më vonë ai u pa për herë të parë në publik me Lucy. Dasma ishte planifikuar, por situata e Covid-it ndryshoi planet, ndaj dasma u zhvillua vetëm fundjavën e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll