Sport

SUREALE/ Në Arabinë Saudite, të çmendur pas xhevahitit të Cityt, në tavolinë oferta e re: "Paga 1 milion euro në javë!"...

Mesfushori portugez Bernardo Silva kërkohet me këmbëngulje nga klubi saudit

2 Korrik 2023, 18:17 Nga DOSJA
SUREALE/ Në Arabinë Saudite, të çmendur pas xhevahitit

ANGLI - Gazeta angleze ‘Daily Star’ shkruan se është një klub saudit që i ofron Bernardo Silvës një pagë prej 928 mijë euro në javë, shumë më tepër se 174 mijë që merr aktualisht portugezi te Manchester City.

“Qytetarët” duan të mbajnë mesfushorin 28-vjeçar, i cili këtë verë tashmë është kërkuar edhe nga PSG dhe Barcelona.

Bernardo Silva ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025, por klubi saudit në fjalë do të ishte i gatshëm t’u paguante 80 milionë euro anglezëve për transfertën e mesfushorit.  

Klubet saudite nuk i shohin paratë për të çuar në kampionatin e vendit disa nga yjet kryesore të futbollit botëror. N'Golo Kante, Ruben Neves dhe Karim Benzema tashmë janë regjistruar, por shumë të tjerë mund të jenë rrugës...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll