Sport

Sylvinjo me pushime në Portugali, vajza e tij ndan fotot e ëmbla familjare… (galeri)

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, brazilaini Sylvinho do të kthehet në vendin tonë më 31 korrik për të rinisur punën për ndeshjet e shtatorit.

2 Korrik 2023, 20:29 Nga DOSJA

Sylvinjo me pushime në Portugali, vajza e tij ndan fotot e ëmbla

PORTUGALI - Ashtu siç kishte deklaruar, pas ndeshjes ndaj Ishujve Faroe, trajneri i Kombëtares kuqezi, braziliani Sylvinjo, po shijon pushimet së bashku me familjen e tij.

Ai ndodhet në Porto të Portugalisë, ku jeton familja e tij, gjë të cilën e ka treguar edhe vajza e tij, Tati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar disa foto, ku ndodhet trajneri së bashku me gruan dhe djalin. “Zemra ime e ndarë në 3”, shkruan Tati në Instagram.

Rikujtojmë që trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, brazilaini Sylvinho do të kthehet në vendin tonë më 31 korrik për të rinisur punën për ndeshjet e shtatorit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll