Sport

Po afrohet fundi i një epoke/ Gianluigi Buffon po mendon të pensionohet në moshën 45-vjeçare

Së fundmi ai ka marrë një propozim të frikshëm nga një ekip i Arabisë Saudite për një kontratë 2-vjeçare me fitime totale prej 30 milionë eurosh!

2 Korrik 2023, 21:45 Nga k.m.
Po afrohet fundi i një epoke/ Gianluigi Buffon po mendon të
Gianluigi Buffon

ITALI- Gianluigi Buffon është një nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në historinë e futbollit, pasi ka bërë një karrierë të madhe në fushat e Italisë dhe Evropës për 25 vjet.

Ndonëse ka mbushur 45 vite jetë, ai mbetet në një nivel të lartë dhe ka qenë një lojtar kyç në Parma vitet e fundit. Madje, së fundmi ai ka marrë një propozim të frikshëm nga një ekip i Arabisë Saudite për një kontratë 2-vjeçare me fitime totale prej 30 milionë eurosh!

Por duket se ai po mendon të "varë" dorezat në gozhdë. 

“Gigi” numëron 975 paraqitje në 25 vite që luan futboll! Ai e filloi karrierën e tij me Parmën me të cilën ka fituar një Kupë UEFA në sezonin 1998-99 dhe një Kupë të Italisë në të njëjtin vit. Nga atje ai u transferua te Juventusi, me të cilin luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Buffon ka veshur fanellën e “zonjës së vjetër” për 19 vite, duke fituar dhjetë kampionate, pesë kupa dhe gjashtë Superkupa të Italisë. Në verën e vitit 2018 u transferua te Paris Saint-Germain, me të cilin festoi një kampionat.

Sigurisht, momenti më i madh në karrierën e tij është pa dyshim fitimi i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006, në Gjermani.

gianluigi buffon

Sondazh

Poll