Bota

Djali i Muamar Gadafit në "gjendje kritike" në spital, shkak greva e urisë

Ai hyri në grevë urie në fillim të qershorit për të protestuar se ka qenë i burgosur që nga viti 2015 pa gjyq.

2 Korrik 2023, 23:00 Nga k.m.
Djali i Muamar Gadafit në "gjendje kritike" në spital, shkak
Hannibal Gaddafi

CAIRO- Hannibal Gaddafi, djali i Muammar Gaddafit, u dërgua në një spital libanez në gjendje kritike për jetën e tij. Sipas të dhënave të Reuters, i burgosuri ka pësuar një episod hipoglikemik, pasi ishte në grevë urie.

Gaddafi hyri në grevë urie në fillim të qershorit për të protestuar për faktin se ai ka mbetur i burgosur që nga viti 2015, pa asnjë gjyq. Hannibal Gaddafi është mbajtur në burg që kur një prokuror e akuzoi atë për fshehje të informacionit rreth fatit të Imam Musa al-Sadr, një kleriku shiit libanez i cili u zhduk ndërsa ishte në Libi në 1978.

Duke shpallur vendimin e tij për të hyrë në grevë urie në fillim të qershorit, Hannibal Gaddafi - i cili ishte dy vjeç në kohën e zhdukjes së Sadr - e deklaroi veten viktimë e një padrejtësie dhe argumentoi se ai po fajësohej për diçka që nuk kishte bërë.

Babai i tij, ish-diktatori Muammar Gaddafi u arrestua dhe u ekzekutua në mënyrë të shkurtuar në vitin 2011.

hannibal gaddafi

Sondazh

Poll

Bota 2 Korrik 2023, 21:25 k.m.

Izraeli godet objektiva brenda Sirisë

Foto ilustruese Forcat ajrore izraelite kryen sulme në orët e para të mëngjesit në zonat pranë qytetit Holms në Siri, du...