Bota

'Erdogan duke luajtur basketboll'/ Përdoruesit e rrjetit "lumë kritikash", përgjigjet deputeti

Zëvendësi i Erdoganit, Mustafa Varank, sqaron se pamjet janë reale.

2 Korrik 2023, 20:58 Nga k.m.
'Erdogan duke luajtur basketboll'/ Përdoruesit e rrjetit
Recep Tajip Erdogan

TURQI- Shumë komente ka shkaktuar video e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ku ai shfaqet duke luajtur basketboll. Përdoruesit e internetit i quajnë të rreme pamjet e shpërndara nga deputeti i AKP-së Mustafa Varank me Recep Tayyip Erdogan duke luajtur basketboll.

Varank u përgjigj përmes rrjeteve sociale se pamjet janë reale.

“Rivalët kronikë e kanë lodhur veten duke krijuar një teori konspirative në lidhje me videon që kam përgatitur për ndeshjet që kemi luajtur dy ditë në javë. Imazhet që bëra nuk janë false, por është e sigurt që këta disidentë të përjetshëm janë "thellësisht" të sëmurë nga urrejtja!"

'Erdogan duke luajtur basketboll'/ Përdoruesit e rrjetit

Mustafa Varank ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e presidentit turk duke luajtur basketboll në ditën e tretë të festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit.

“Ndonjëherë largohem nga loja dhe bëj video,”- ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale kur ka shpërndarë videon ku shihet Erdogan duke luajtur basketboll me kolegët e tij dhe duke e shijuar atë.

Në fakt, skuadra e gjelbër, në të cilën ishte Erdoğan, e fitoi ndeshjen 50-22.

recep tajip erdogan

Sondazh

Poll