Bota

Gruaja kanadeze me binjakë nuk arriti të hipte në avion, çfarë i ndodhi?!

Problemi i Amanda Bailey është se ajo po rrit e vetme foshnjat e saj tre muajshe.

2 Korrik 2023, 21:13 Nga k.m.
Gruaja kanadeze me binjakë nuk arriti të hipte në avion,
Foto ilustruese

KANADA- Një grua kanadeze nuk arriti të hipte në një fluturim me binjakët e saj, një fakt që i shkaktoi shumë mërzitje, të cilën e postoi edhe në Tik Tok. Shkak, siç raporton një artikull i Independent, ka qenë legjislacioni i cili përcakton se në udhëtimet ajrore me fëmijë nën dy vjeç, numri i të rriturve që i shoqërojnë duhet të jetë në përpjesëtim me numrin e fëmijëve.

Problemi i Amanda Bailey është se ajo po rrit e vetme foshnjat e saj tre muajshe. Madje ajo pretendon se kishte kontaktuar me kompaninë ajrore, e cila e kishte siguruar se mund të udhëtonte pa problem. Amanda thotë se kur dëgjoi lajmin, ndjeu sikur nuk mund t'i kërkonte një të afërmi ose miku të mbulonte koston e një bilete në mënyrë që të mund të udhëtonte me fëmijët e saj.

Nëna e re përfundimisht anuloi fluturimin, por gjeti shumë bashkëudhëtarë të gatshëm pasi shumë panë videot e saj të cilët i thanë se do të udhëtonin me të.

kanada

Sondazh

Poll