Bota

Kanadaja ndalon zyrtarisht testimin e produkteve kozmetike tek kafshët

 Projektligji parashikonte ndalimin e testimit të produkteve kozmetike mbi kafshët dhe shitjen e produkteve që mbështeten në të dhënat e testimit tek ato.

2 Korrik 2023, 16:47 Nga f.i
Kanadaja ndalon zyrtarisht testimin e produkteve kozmetike tek kafshët
foto ilustruese

KANADA- Kanadaja ka vendosur të ndalojë testimin e kozmetikës tek kafshët, duke iu bashkuar një numri vendesh të tjera për ta nxjerrë jashtë ligjit këtë praktikë. Projektligji parashikonte ndalimin e testimit të produkteve kozmetike mbi kafshët dhe shitjen e produkteve që mbështeten në të dhënat e testimit tek kafshët, raporton CNN.

Një total prej 44 vendesh kanë miratuar ligje që ndalojnë testimin e kafshëve kozmetike, sipas Humane Society International. 10 shtete në SHBA e kanë ndaluar: Nju Jork, Virxhinia, Kalifornia, Luiziana, Nju Xhersi, Maine, Havai, Nevada, Illinois dhe Maryland.

“Mbrojtja e kafshëve, tani dhe në të ardhmen, është diçka për të cilën kanë kërkuar shumë kanadezë dhe diçka që ne të gjithë mund ta festojmë”,  tha ministri kanadez i Shëndetësisë, Jean-Yves Duclos në njoftim.

kanda

Sondazh

Poll