Bota

Zelenskyy: Rebelimi jetëshkurtër i Wagnerit ka zvogëluar fuqinë e Rusisë

Zelenskyy tha gjithashtu se kundërofensiva nuk do të bëhet shpejt, sepse ai vlerëson jetët njerëzore dhe është strategjik në vendin ku janë vendosur trupat.

2 Korrik 2023, 15:13 Nga f.i
Zelenskyy: Rebelimi jetëshkurtër i Wagnerit ka zvogëluar
Volodymyr Zelenskyy

UKARINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se tentativa për grusht shteti e Yevgeny Prigozhin në Rusi, javën e kaluar ka ndikuar në fuqinë ruse në fushën e betejës dhe mund të përfitonte nga kundërofensiva e Ukrainës, raporton CNN.

“Ata po e humbin luftën dhe kanë kanë filluar të kërkojnë dikë për të fajësuar. Ne duhet të përfitojmë nga kjo situatë për të larguar armikun nga toka jonë”- tha ai në një konferencë për shtyp. 

Por rebelimi i Prigozhinit mund të jetë i dobishëm në fazat e hershme të kundërofensivës së Ukrainës, shtoi ai. Zelenskyy tha gjithashtu se kundërofensiva nuk do të bëhet shpejt, sepse ai vlerëson jetët njerëzore dhe është strategjik në vendin ku janë vendosur trupat. 

“Çdo metër, çdo kilometër kushton jetë... Mund të bësh diçka shumë shpejt, por fusha është e minuar deri në tokë,” tha ai. “Njerëzit (janë) thesari ynë. Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të kujdesshëm.” -tha presidenti ukrainas.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll