Bota

Rusia sulmon Kievin me dronë dhe raketa, një i plagosur

2 Korrik 2023, 15:37 Nga f.i
Rusia sulmon Kievin me dronë dhe raketa, një i plagosur
foto ilustruese

UKRAINË- Rusia ndërmori një sulm me dronë në Kiev dhe rajonin përreth, njoftuan autoritetet ukrainase. Sulmi gjatë natës, pas një pauze 12 ditore, vjen ndërsa sistemet ajrore ukrainase kanë shkatërruar të gjitha mjetet ajrore brenda perimetrit, sipas zyrtarëve ushtarak ukrainas, raporton The guardian.

Forcat ajrore ukrainase thanë se sulmi përfshinte tetë drone të modelit “Shahed” të prodhuar nga Irani dhe tre raketa të telekomanduara, të cilat u asgjësuan. Gjenerali Serhiy Popko, drejtues i administratës ushtarake të Kievit, shkroi në rrjetin Telegram se Kievi ishte përballur me një tjetër sulm armik.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll