Bota

Osmani takim me ambasadorët e OSBE-së në Kosovë, Serbi e Shkup, bisedime: Shtensionimi i situatës në veri

Osmani para ambasadorëve të OSBE-së ka prezantuar planin 9-pikësh, i cili u bë për të ndihmuar në deeskalimin e situatës dhe për të kontribuuar në arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm.

2 Korrik 2023, 15:55 Nga f.i
Osmani takim me ambasadorët e OSBE-së në Kosovë, Serbi e
Bujar Osmani dhe ambasadorët

MAQEDONIA E VERIUT- Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot në Shkup një takim me shefat e misioneve të OSBE-së në Kosovë, Serbi dhe në Shkup, ambasadorët Jan Bratu, Michael Davenport dhe Kilian Wall.

Në fokus të takimit, siç thuhet në një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, ishte situata në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy shteteve. Osmani para ambasadorëve të OSBE-së ka prezantuar planin 9-pikësh, i cili u bë për të ndihmuar në deeskalimin e situatës dhe për të kontribuuar në arritjen e paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm.

“Pata mundësinë të prezantoj prioritetet e Kryesimit tonë të OSBE-së të fokusuar në Europën Juglindore që synojnë forcimin e besimit, luftën kundër korrupsionit dhe veprimin klimatik. Pajtimi është i një rëndësie të veçantë si një hap kyç drejt arritjes së paqes së qëndrueshme dhe bashkëpunimit në rajon", shkroi Osmani në Facebook.

bujar osmani tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll