Zelenskyy: Sanksione ndaj 300 entiteteve ligjore dhe rreth 200 individëve
Volodymyr Zelenskyy Presidenti Volodymyr Zelenskyy njoftoi se Ukraina ka vendosur sanksione ndaj 300 entiteteve ligjore dhe pothuajse 200 individëve. ...
Të arrestuarat ishin tri vajza, të moshës 15 dhe 16 vjeçe – një boshnjake, një portugeze dhe një shtetase somaleze; tre djem të moshës 15 deri në 17 vjeç – një shtetas zviceran, një gjeorgjian dhe një shtetas serb; si dhe një zviceran 24 vjeç.
ZVICËR- Gjashtë adoleshentë u arrestuan pas trazirave në qytetin zviceran të Lozanës, të frymëzuar nga trazirat në Francë, tha policia zvicerane më 2 korrik. Më shumë 100 të rinj raportohet se dëmtuan dyqanet në qendër të qytetit zviceran.
Edhe pse intensiteti i dhunës ishte ndjeshëm më i ulët sesa në Francë, edhe në Lozanë u hodhën gurë dhe u thyen xhamat e objekteve gjatë natës. Një dyqan atletesh është dëmtuar veçanërisht shumë. Përveç gjashtë të rinjve, në qytetin frëngjishtfolës zviceran u arrestua edhe një i rritur.
Ndërsa, në Francë u regjistrua nata e pestë radhazi e trazirave pas vrasjes së një 17-vjeçari nga një polic gjatë një ndalimi trafiku. Vetëm gjatë natës së fundit, në Francë u arrestuan gati 800 persona, ndërsa një natë më parë ishin arrestuar 1.311 të tjerë. Një zjarrfikës duke shuar flakët e një makine të ndezur nga protestuesit në Nanterre të Francës, më 2 korrik 2023.
“Duke u bërë jehonë të ngjarjeve dhe trazirave që shpërthyen në Francë, më shumë se 100 të rinj u mblodhën në qendër të Lozanës dhe dëmtuan bizneset”, -tha policia e Lozanës në një deklaratë.
Dhuna filloi “pas disa thirrjeve në rrjete sociale”, tha policia dhe “disa xhama dyqanesh u thyen”.
“Në shumë raste, oficerëve të policisë u desh të shpërndanin të rinjtë agresivë, të maskuar, që po gjuanin me gurë dhe koktej Molotovi”, tha policia.
Rreth 50 policë u dislokuan për shpërndarjen e të rinjve. Asnjë prej tyre nuk u lëndua. Të arrestuarat ishin tri vajza, të moshës 15 dhe 16 vjeçe – një boshnjake, një portugeze dhe një shtetase somaleze; tre djem të moshës 15 deri në 17 vjeç – një shtetas zviceran, një gjeorgjian dhe një shtetas serb; si dhe një zviceran 24 vjeç.
“Mjaft qartë, ajo që del nga ajo që kemi parë është se këta të rinj gjatë natës u frymëzuan nga situata në Francë”, tha një zëdhënës i policisë së Lozanës për AFP.
Pierre-Antoine Hildbrand, këshilltari i Lozanës që mbajti konferencën e sigurisë, i tha transmetuesit publik zviceran RTS se “asgjë nuk i justifikon këto përpjekje të organizuara për t’i plaçkitur dyqanet”. /REL
Volodymyr Zelenskyy Presidenti Volodymyr Zelenskyy njoftoi se Ukraina ka vendosur sanksione ndaj 300 entiteteve ligjore dhe pothuajse 200 individëve. ...
Foto ilustruese Në Francë ka rënë intensiteti i protestave të dhunshme, pasi dhjetëra mijëra policë u nxorën n...
Millorad Dodik Presidenti i entitetit Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, ka thënë se Asambleja Kombë...
protesta FRANCË- Pas natës së pestë të trazirave në të gjithë Francën, gjyshja e 17-vjeçarit t&eum...
Bujar Osmani dhe ambasadorët MAQEDONIA E VERIUT- Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, ministri ...
foto ilustruese UKRAINË- Rusia ndërmori një sulm me dronë në Kiev dhe rajonin përreth, njoftuan autoritetet ukrainase. S...
Foto ilustruese Kompania e energjisë Shell po vazhdon ta tregtojë gazin rus, më shumë se një vit pasi u zotua se do të të...
Volodymyr Zelenskyy UKARINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se tentativa për grusht shteti e Yevgeny Prigozhin në Rusi, j...
Joe Biden SHBA- Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë po diskutojnë për një program të ri amerikan për refugjat&eum...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat teksa...