Bota

Vuçiç: Kurti jeton për të qenë Enver Hoxha i ri! Kërkon të dëbojë serbët

Vuçiç tha se Kurti dëshiron të jetë si Enver Hoxha ose si Zelenskyy.

2 Korrik 2023, 14:30 Nga f.i
Vuçiç: Kurti jeton për të qenë Enver Hoxha i ri!
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat teksa u shpreh se pret një ofensivë të madhe në Ukrainë, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta përdorë për terror ndaj serbëve, raporton Alo.rs.

Vuçiç tha se Kurti dëshiron të jetë si Enver Hoxha ose si Zelenskyy. Ndër të tjera presidenti serb u shpreh se ka frikë nga lëvizjet krejtësisht irracionale dhe antiserbe të Albin Kurtit.

"Nuk i analizojmë dot lëvizjet e Kurtit në mënyrë racionale, ai dëshiron të jetë Enver Hoxha i ri, ose një Zelenskyy. Ai kërkon që t’i dëbojë të gjithë serbët nga territori. Pres që ofensiva në Ukrainë të nisë të hënën ose të martën dhe gjatë ditëve në vazhdim do të shohim ofensivë shtesë në Kosovë. Prandaj u kërkoj serbëve të tregojnë kujdes, kujtdo që mendon se këto akte çnjerëzore mund t’i shenjëstrojnë ata. Kurti nuk është në vete. Kam frikë se terrori i tij mund të bëhet edhe më i ashpër pasi ai e imagjinon veten në rolin e Zelenskyt, liderit të ri të madh shqiptar që do të bashkojë të gjitha vendet shqipfolëse dhe do të bëjë një punë të madhe,"-u shpreh Vuçiç.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll