Bota

LUFTA/ Rusia anulon shfaqjen ajrore për shkak të ‘shqetësimeve të sigurisë’

Në përditësimin e Ministrisë së Mbrojtjes, ajo njoftoi se sulmet e fundit me dron ndaj objektivave ruse kanë rritur rrezikun e sigurisë.

2 Korrik 2023, 13:50 Nga f.i
LUFTA/ Rusia anulon shfaqjen ajrore për shkak të
foto ilustruese

RUSI- Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se Rusia ka anuluar shfaqjen e saj ajrore ndërkombëtare për shkak të “shqetësimeve të sigurisë” pas sulmeve brenda vendit në muajt e fundit, shkruajnë mediat e huaja.

Në përditësimin e Ministrisë së Mbrojtjes, ajo njoftoi se sulmet e fundit me dron ndaj objektivave ruse kanë rritur rrezikun e sigurisë. 

Përditësimi thotë: Rusia ka anuluar përsëritjen e vitit 2023 të MAKS, shfaqjes së saj kryesore ajrore ndërkombëtare. Shfaqja ndoshta është anuluar për shkak të shqetësimeve të vërteta të sigurisë, pas sulmeve të fundit ajrore brenda Rusisë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll