Sport

Ante Rebiç largohet nga Milani, ka një ofertë prej 4.5 milionë eurosh për të…

Sulmuesi kroat është i lidhur kontraktualisht me Milanin deri në verën e vitit 2025, por klubi dëshiron ta shesë atë për të fituar para.

2 Korrik 2023, 08:00 Nga DOSJA
Ante Rebiç largohet nga Milani, ka një ofertë prej 4.5

ITALI - Futbollisti kroat Ante Rebic është i vetëdijshëm se do të largohet nga Milani këtë verë. Ish-sulmuesi i skuadrës së ‘kuqezinjve’ nuk luajti në fanelën e gjigantit italian sezonin e kaluar. Ai luajti vetëm 123 herë për Milanin në katër sezone dhe shënoi 29 gola dhe regjistroi 17 asistime.

Siç shkruan Fanatik turk, një ofertë prej 4.5 milionë eurosh ka mbërritur në ‘San Siro’ nga Besiktasi turk. Me këtë ofertë, Rebicit i ofrohet paga prej 2.5 milionë euro në sezon.

Sulmuesi kroat është i lidhur kontraktualisht me Milanin deri në verën e vitit 2025, por klubi dëshiron ta shesë atë për të fituar para. Sipas Transfermarkt, vlera e tij vlerësohet në gjashtë milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll