Bota

VIDEO- “Punëtorët s’janë skllevër”, ministri grek i revoltuar pas videos virale: Sipërmarrësit do vuajnë pasojat e ligjit

Videoja që shkaktoi zemërim në rrjetet sociale, tregon një kamerier që gati po noton për të dërguar porosinë në shezlon ku është ulur klienti i një plazhi të njohur të Rodosit.

1 Korrik 2023, 20:05 Nga m.s
VIDEO- “Punëtorët s’janë skllevër”,
foto ilustruese

GREQI- Një video e cila është bërë virale, ku tregon një punonjës në Greqi që u shërben klientëve në det, ka shkaktuar një valë urrejtje.

Videoja që shkaktoi zemërim në rrjetet sociale, tregon një kamerier që gati po noton për të dërguar porosinë në shezlon ku është ulur klienti i një plazhi të njohur të Rodosit.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar Ministri i Punës në Greqi, Adonis Georgiadis. Georgiadis tha se rrjetet sociale janë të dobishme në raste të tilla, pasi “shteti nuk mund të jetë i gjithëpranishëm”, raportojnë mediat greke.

“Sapo e kam parë, grupi inspektues i Inspektoratit të Punës ka shkuar për të parë nëse gjithçka është e ligjshme në biznes”, tha Ministri i Punës.

Ai sqaroi më tej se; “do të jem absolutisht i qartë që të mos ketë asnjë keqkuptim” për incidentin në Rodos.

“Është e neveritshme, koha e skllavërisë ka mbaruar dhe punëtorët nuk janë skllevër dhe janë njerëz me të drejta. Çdo sipërmarrës që e harron këtë, do të vuajë pasojat e ligjit”, përfundon ai.

greqi kamarier adonis georgiadis

Sondazh

Poll