Bota

La fëmijën vetëm në hotel për të shkuar tek mjeku, alarmohet policia greke

Një çift turistësh nga Danimarka panë djalin që ishte vetëm për një kohë të gjatë, dhe menjëherë njoftuan policinë

1 Korrik 2023, 19:30 Nga m.s
La fëmijën vetëm në hotel për të shkuar tek mjeku,
policia greke

GREQI- Një fëmijë 4-vjeçar është gjetur i vetëm nga oficerët e policisë në Maleme, i cili është një fshat i vogël në Kretën veriperëndimore, Greqi.

Një çift turistësh nga Danimarka panë djalin që ishte vetëm për një kohë të gjatë, dhe menjëherë njoftuan policinë. Vogëlushi, i cili mbante në duar një celular është dërguar në rajonin e policisë, ndërsa nisën menjëherë kërkimet për prindërit e tij, raporton "Protothema".

Kur arritën të gjenin nënën e tij, ajo tha se i duhej të shkonte tek mjeku, ndaj e kishte lënë fëmijën vetëm. Siç pretendon nëna 33-vjeçare nga Rumania, asaj i është dashur të shkojë te mjeku dhe për këtë arsye ka lënë fëmijën e saj 4-vjeçar pa mbikëqyrje.

Nëna ka deklaruar se kishte shkuar në Greqi për turizëm, dhe se për shkak se i është dashur të vizitojë urgjentisht një mjek, e ka lënë fëmijën vetëm në hotelin ku po qëndrojnë. Por fëmija është gjetur duke u endur vetëm në plazh.

33-vjeçarja është arrestuar dhe ndaj saj është ngritur procedim për ekspozim të fëmijës, duke i vënë jetën në rrezik. Ndërsa mësohet se babai i fëmijës nuk ndodhet në Greqi, fëmija i është dorëzuar nënës së tij.

greqi

Sondazh

Poll