Bota

Reshjet intensive të shiut/ Ministri Mehaj bisedon me kryetarët e Prishtinës dhe Rahovecit

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar në lidhje me situatën në vend, pas reshjeve intensive të shiut, për të cilën ka theksuar se ndërhyrja e FSK-së nuk është e nevojshme.

1 Korrik 2023, 19:48 Nga m.s
Reshjet intensive të shiut/ Ministri Mehaj bisedon me kryetarët e
Armend Mehaj

KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar në lidhje me situatën në vend, pas reshjeve intensive të shiut, për të cilën ka theksuar se ndërhyrja e FSK-së nuk është e nevojshme. Pas marrjes së informacioneve që në Rahovec e Prishtinë mund të jetë rënduar gjendja nga vërshimet, ka telefonuar kryetarin Smajl Latifi e Përparim Rama. Më tej thotë se vërshimet në këto kohë janë bërë të shpeshta, dhe gatishmëria ka qenë maksimale.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Pas reshjeve të shiut që kishim sot dhe pas informacioneve që në komunën e Rahovecit dhe Prishtinës mund të jetë rënduar gjendja nga vërshimet, kam telefonuar kryetarin Latifi dhe Rama me të cilët kam biseduar për gjendjen dhe nevojën për t’iu dalur në ndihmë.

Fatmirësisht gjendja është e qetë dhe nuk ka vërshime të mëdha, rrjedhimisht ndërhyrja jonë nuk është e nevojshme sipas kryetarëve të dy komunave.

Vërshimet në këto kohë janë bërë të shpeshta dhe gatishmëria jonë është gjithnjë në nivel.

Shpresojmë të mos ketë dëme në këto komuna!

Në Prishtinë pati stuhi të shoqëruar me erëra të forta dhe shi, ku për pasojë ka patur dëme. Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë të gjitha njësitë përkatëse janë të angazhuara në terren, për skanimin e dëmeve të shkaktuara.

armend mehaj permbytje kosove

Sondazh

Poll