Sport

Andres Iniesta luajti ndeshjen e tij të fundit në Japoni... Vissel Kobe e falenderon!

Kampioni i botës dhe Europës me kombëtaren spanjole, largohet nga Vissel Kobe pas ndeshjes së së shtunës.

1 Korrik 2023, 19:06 Nga DOSJA

Andres Iniesta luajti ndeshjen e tij të fundit në Japoni... Vissel

JAPONI - Andres Iniesta (39) luajti ndeshjen e tij të fundit për Vissel Kobe të shtunën, një barazim 1-1 me Consadole Sapporo në kampionatin e japonez, ku skuadra e spanjolit po lufton për titullin (ata janë në vendin e 3-të, 2 pikë prapa liderët Yokohama F. Marinos pas 19 ndeshjesh).

Klubi japonez kishte njoftuar që në maj se ndarja me Iniestën do të bëhej pas ndeshjes në shtëpi kundër Consadole Sapporo, më 1 korrik:

“Me keqardhje njoftojmë largimin e Andres Iniesta nga klubi ynë. Për pesë vitet që kur ai u bashkua me ne, ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Iniesta, i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm për Vissel Kobe”.

Mesfushori është një ish-kampion bote (2010) dhe evropian (2008 dhe 2012) me kombëtaren spanjole dhe katër herë fitues i Champions League me FC Barcelona (2006, 2009, 2011, 2015), një ekip, me të cilin ai ishte i regjistruar për më shumë se dy dekada.

Iniesta kishte ende kontratë deri në janar 2024 me Vissel Kobe, skuadra ku u transferua në vitin 2018.

Andres Iniesta luajti ndeshjen e tij të fundit në Japoni... Vissel

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll