Sport

“Algjeriani Mahrez i Man.Cityt ka rënë dakord me Al Ahlin”, shkruajnë në Francë...

Pas Firminos dhe Mendy, Al Ahli po kërkon gjithashtu të nënshkruajë me Riyad Mahrez, i cili thuhet se i ka thënë “Po” klubit saudit.

1 Korrik 2023, 16:30 Nga DOSJA
“Algjeriani Mahrez i Man.Cityt ka rënë dakord me Al

FRANCE - Demarkacioni i transfertave “të zhurmshme” nga Premierliga nuk ka fund për Al Ahlin.

Pasi bleu Edouard Mendy për 18.5 milionë euro nga Chelsea dhe mori Roberto Firminon si lojtar i lire nga Liverpool, klubi nga Arabia Saudite po synon gjithashtu edhe algjerianin Riyad Mahrez.

Sipas reporterit francez Rudy Galetti, ata tashmë kanë arritur një marrëveshje dhe gjetur gjuhën e përbashkët me anësorin e Manchester Cityt.

Pyetja tani është nëse do të arrijnë të marrin “Po”-në nga “Qytetarët”, të cilët më herët kanë komunikuar se Mahrez nuk shitet. Megjithatë te Al Ahli-t janë optimistë se raporti i artë është afër.

Mahrez është nën kontratë edhe për dy vite te Manchester City, kështu që nëse arrihet dakortësia, tarifa e transferimit do të jetë e lartë për Al Ahlin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll